Njerëzit e duhur për të bërë kthesën për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 17 Mars, 2023 15:45

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, president i Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, prezntohet sot në “Politico” me një opinion, përmes të cilit u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të hedhin  një hap historik në Ohër, më 18 mars të këtij viti. Duke sjellë shembull Gjermaninë, Ischinger vë në dukje se nëse Lufta në Ukrainë detyroi Berlinin të rishihte politikën e vet energjetike, dhe të bënte Kthesë – Zeitenwende – në të njëjtën mënyrë, edhe Serbia dhe Kosova duhet të pajtohen tashmë për të ardhmen e tyre.

Serbia duhet të pranojë se Kosova do të jetë aty, edhe në skenën ndërkombëtare…Kosova duhet të konsiderojë shqetësimet e Serbisë për minoritetin serb në Kosovë dhe të pranojë krijimin e një asosacioni

shkruan ndër të tjera Ischinger.

Kjo marrëveshje sipas tij do të sillte një kthesë për mbarë rajonin, duke mundësuar gjenerimin e të gjithë potencialit zhvillues që tashmë bllokohet nga një krizë e zgjatur. Diplomati ka theksuar se me Kurtin në krye Kosova ka afirmuar vullnetin për politikë të pavarur në skenën ndërkombëtare, ndërkohë që Vuçiç me aftësinë për të thithur investime është shndërruar në një lojtar më rëndësi rajonale dhe një ndër njerëzit kryesorë përmes të cilit mund të shihet integrimi ekonomik rajonal si i mundshëm. Janë pra dy njerëzit e duhur në momentin e duhur për të bërë kthesën, edhe pse tërësisht të kundërt dhe ndoshta antipatikë për njëri-tjetrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.