Turqia, problemi i NATO-s. Nuk ka analogji mes invazioneve të SHBA dhe atij rus

Postuar në 03 Shkurt, 2023 13:41

Ish-kreu i forcave të NATO-s në Europë, James Stavridis ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Turqia është aktualisht pika kryesore e mosmarrëveshjeve dhe ndasive në NATO.

Në përgjithësi uniteti dhe bashkëpunimi i Perëndimit ka qenë për t’u shënuar. E vetmja pengesë është Turqia që vazhdon të zvarrisë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë…Shpresoj që të mos arrihet në pikën kur Aleanca të jetë në thelb e detyruar të zgjedhë mes Turqisë dhe Suedisë dhe Finlandës. Nuk jemi ende në atë pikë dhe duhet të presim zgjedhjet e pranverës

ka thënë ai.

I pyetur mbi analogjinë mes invazionit rus të Ukrainës dhe invazioneve amerikane në 30 vjetët e fundit, Stavridis ka replikuar duke thënë se nuk ka një pikë takimi mes tyre.

Rastet janë tërësisht të ndryshme. SHBA dhe NATO reaguan pasi u sulmuan nga terroristë me bazë në Afganistan. Invazioni i Irakut ishte një gabim i bazuar mbi informacione të rreme që kishte të bënte me armët bërthamore në atë vend. Në rastin e Rusisë ky është thjesht një invasion pa një provokim të vetëm ushtarak udhëhequr nga dëshira e pushtimit të një vendi fqinj me burime të pasura

është shprehur ai.

Për t’u mbajtur shënim fraza se “invazioni I Irakut ishte një gabim”, një përshkrim ky që lë për të dëshiruar sa i përket kulturës amerikane në përgjithësi për jetën e njeriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.