Po Asosacionit, por me kushte

Postuar në 02 Shkurt, 2023 21:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet nëse plotësohen disa kushte.

Duke theksuar se një hap i tillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Kurti tha sot gjatë fjalës së tij në Parlament se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.

“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, tha ai.

“Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, ka thënë Kurti.

Një tjetër kusht për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas Kurtit është shuarja paraprakisht e të gjitha strukturave ilegale të Serbisë në veri dhe dorëzimi i të gjitha armëve të paligjshme.

Njohja reciproke është një tjetër kusht sipas Kurtit. Sipas tij, asociacioni si pjesë e marrëveshjes finale mes Prishtinë-Beograd zbatohet vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Kurti vë si kusht të fundit tërheqjen e presidentit serb nga kërkesa për refuzimin e integrimit të Kosovës së BE.

Presidenti serb  duhet t’i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe te të tjerat për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Këto gjashtë kushte që i vendosa unë, janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik, universal dhe evropian të qeverisjes dhe politikëbërjes”, është shprehur Kurti. Ndërkohë, Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së Kurtit duke i cilësuar përralla kushtet e vëna nga kryeministri i Kosovës.

Marrë nga: MCN Tv

Comments

Submitted by Ditmar (not verified) on

Ne pazarin e ballkanit nuk eshte Kurti ai qe humbet. Ai po i ben vendit sherbimin me te madh te mundshem qe nje patriot mund ti beje vendit te tij. Dhe perballe nuk ka Vucicin, por SHBA, Gjermani e natyrisht France. Pa llogarit kto vendet e vogla qe flasin per demokraci e ligj e te lene ne balte kur vjen ngushtica.
Fatkeqesisht as Vucic nuk eshte humbesi i madh. Ai e di se nese pranon kosoven, rruga drejt BE shtrohet me asfalt, dhe ai ska asnje shpenzim per kete asfalt. Pa asnje reforme juridike, korrupsioni ska ku shkon me lart, treguesit ekonomik cope, dhe pa e lare fare gjakun nga lufterat e nje pasnjeshme te serbeve me gjithe dynjane.
I vetmi qe humb, eshte kryeministri shqiptar. Me kosoven, qe mund te ishte si franca me gjermanine, spo i themi si greqia me qipron greke, eshte keq. Me mikun e tij Vucic, prap se prap nuk eshte mire. Ai mbeten pa miq qe mund ti kishte, dhe me shoke, qe kur i ke s'ka cte duhet armiku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.