asosacioni

Po Asosacionit, por me kushte

Postuar në 02 Shkurt, 2023 21:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet nëse plotësohen disa kushte.

Duke theksuar se një hap i tillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Kurti tha sot gjatë fjalës së tij në Parlament se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.

“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, tha ai.

I Dërguari i Britanisë, Pich: Asosacioni i Komunave Serbe, detyrim i Kosovës

Postuar në 18 Janar, 2023 12:50

U Dërguari Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Stuart Pich ka deklaruar për gazetën serbe “Kurir” se të dyja palët e përfshira në dialogun e gjatë, pra Serbia dhe Kosova, nuk duhet t’i shohin detyrimet e marrë në proces si kërcënim. Sipas tij, edhe Asosacioni i Komunave Serbe është një detyrim që duhet parë në optikë konstruktive.

Pranvera 2023, afati i fundit për marrëveshjen Serbi-Kosovë

Postuar në 02 Dhjetor, 2022 11:30

I Dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të jetë në të dyja kryeqytetet javën që vjen. Në disa intervista të dhëna për mediat në Kosovë, Lajçak ka deklaruar se do të takojë presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që ka sqaruar se afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes të dyja palëve është pranvera e vitit 2023 me synimin që normalizimi i plotë të arrihet në fillim të vitit 2024.

Një sinjal i parë zyrtar për Open Balkans nga SHBA. Escobar: Pro krijimit të Asosacionit në Kosovë

Postuar në 17 Shkurt, 2022 13:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë duke dhënë garanci se ky entitet që vjen në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe madje shkon në drejtim të forcimit të sovranitetit të shtetit. Këto janë komentet e bëra ngai Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në sesionin e radhës në Nënkomitetin për Çështjet me jashtë dhe për Europën në Senatin Amerikan.

Cinizmi i Lajçak, provë se shtetet shqiptare në Ballkan janë krijesa artificiale

Postuar në 17 Tetor, 2020 15:33

Aktorët politikë të Kosovës kanë nxituar të sqarojnë sipas tyre komentet e të Dërguarit Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që kërkoi ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës në mënyrë që të përmbushet detyrimi për krijimin e Asosacionit Serb. Isa Mustafa p.sh i ka quajtur “komentet” e Lajçak si të pamatura.

Serbia paralajmëron tërheqjen nga dialogu me Kosovën. Vuçiç: BE nuk garanton dot marrëveshjen

Postuar në 31 Maj, 2019 18:47

Serbia ka paralajmëruar sot Bashkimin Europian se do të tërhiqet dhe nuk do të njohë më detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2013 me Kosovën mëse Unioni nuk reagon ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit u shpreh dje se nuk do të miratojë krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe që është detyrim i marrëveshjes. 

Në një prononcim për mediat serbe, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka vënë në dukje se qëndrimi i Thaçit ka kaluar pa asnjë reagim nga Brukseli, që po rrëshqet kështu në vijat e fundit të besueshmërisë së vet. 

Video/Konferenca për shtyp e Thaçit: Korrigjim kufijsh me Serbinë. Do krijojmë Asosacionin

Postuar në 08 Gusht, 2018 12:33

Vuçiç: Asosacionin e presim nga Prishtina. Serbët të mos veprojnë...Ka vetëm të ardhme, jo fitore

Postuar në 07 Gusht, 2018 14:07

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në të mirë të së ardhmes së popullit serb. Ai është shfaqur në një konferencë për shtyp me tone disi alarmante, kur ka thënë se “ne kemi nevojë për një paqe afatgjatë me shqiptarët” që ka të bëjë jo vetëm me sigurinë, por edhe me progresin ekonomik. Vuçiç po ashtu ka zbardhur atë që përmban marrëveshja e Brukselit në kuadër të të cilës krijohet edhe Asosacioni i Komunave Serbe.

Subscribe to RSS - asosacioni