Kosova prodhon një "përleshje" në parlamentin serb(video)

Postuar në 02 Shkurt, 2023 16:10

Parlamenti serb është përfshirë nga tensione dhe konfrontime në një seancë ku diskutoheshin negociatat me Kosovën që kanë nisur si proces nga shtatori 2022 dhe pritet të përfundojnë në mes të këtij muaji.

Përfaqësuesit e opoiztës kishin hyrë në sallë me banera në dorë ku bëhej thirrje që qeveria të mos firmosë marrëveshjet e përfolura. Reagimet erdhën pas fjalës së presidentit Aleksandër Vuçiç, që ndër të tjera zbuloi se drafti franko-gjerman i ishte dorëzuar në Tiranë dhe që aty ka nisur presioni i shtuar për Beogradin ndaj të cilit është përfolur se mund të ketë edhe sanksione nëse refuzon.

Opozita ka reaguar duke krijuar situatë të ndezur nën pretendimin se u shkelën rregullat proceduriale dhe që aty kanë nisur përballjet me protagonistë përfaqësues të Partisë së Popullit duke kënduar : «Ne nuk e dorëzojmë Kosovën». Ndërkohë Vuçiç ka prezantuar atë që e quajti politikën e Serbisë, një dokument me 10 pika që sa i përket Kosovës ka si pikë kryesore, Asosacionin, kthyer në minë me sahat edhe për Prishtinën zyrtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.