Është vetëm Llogari

Postuar në 21 Janar, 2023 22:54

Sot pasdite u njoftua se nesër kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të ketë një konferencë për shtyp. Pa spekulluar, është e arsyeshme të hamendësosh se konferenca do të ketë si temë audiopërgjimet e përfolura në media sot për 21 janarin. 

Do kërkohet hetim nga SPAK, po do paralajmërohet heqja e imunitetit për aq vlerë sa ka e kështu me radhë, të gjitha yçklat e socialistëve të këtij vendi që po buxhetojnë të ardhmen e vet me Berishën si gogol. 

Problemi këtu është grotesk: nuk e nxorën dot nga politika me non gratat e ShBA-ve, tani hedhin kockën e 21 janarit me zemër në dorë duke qarë për drejtësi. Përherë me frikën e zgjedhjeve në kokë. Një plak 78 vjeç, siç kanë qejf ta tallin social-rilindasit e qeverisë ish-kryeministrin, po i tremb të gjithë me liderin e tyre në krye me ç’rast edhe po synojnë ta likujdojnë me mjete ligjore. Pse mbërritëm këtu? Pse Berisha dhe Meta, dy më të përfolurit e tranzicionit janë ende në lojë? Ka vetëm një përgjigje: Hajdutërimi i Shqipërisë. Kështu u kthye në vitin 2005 Berisha pas 1997-ës, për shkak se Shqipërinë e qeveriste ajo që ai e quajti dikur “Ansambli Babëzia”.

Është interesante të shohësh se një parti si ajo e Ilir Metës me një investigim të stilit gazetaresk nxori se plehrat e Tiranës kapsulohen, nuk incenerohen, me faturën 29 €/toni. Kaq mjafton për ta kuptuar se shqipfolësit socialistë janë të qartë në punët e tyre dhe se nuk ka 21 janar që të të bëjë të harrosh atë që po ndodh këtu. 

Sikur ata dhe z. Rama të donin drejtësi nuk do kishin ndenjur 9 vjet për të dhënë sot garanci me Elisa Sporopalin, Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën. Kanë llogari, asgjë më shumë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.