Nis gjykimi për 13 anëtarë të grupit “Barjols”. Akuzohen se planifikuan vrasjen e Macron më 2018

Postuar në 18 Janar, 2023 01:38

Pas katër vjetësh hetimesh, 13 anëtarë të grupit “Barjols” në Francë kanë hyrë në gjykim nën akuzën konspiracionit për kryerjen e një akti terrorist. 11 meshkuj dhe 2 femra të moshës 26-66 vjeç akuzohen se po përgatisnin ndër të tjera vrasjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, sulme ndaj xhamive, imigrantëve etj. 

Akuza u thjeshtua në sa më sipër për shkak se asnjë prej veprave të dyshuara nuk u krye. Ndërhyrja u krye në vitin 2018 pasi shërbimet e kundërbulimi morën të dhëna se një grup i të djathtës ekstreme po planifikonte një sulm ndaj Macron gjatë një ceremonie përkujtimore për Luftën I Botërore. 

Më 6 nëntor policia arrestoi Jean-Pierre Bouyer dhe tre të tjerë në rajonin lindor të Moselle. Lideri i presupozuar i grupit, Denis Collinet, u arrestua në vitin 2020. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.