Bullgaria merr akses në terminalet turke të gazit

Postuar në 04 Janar, 2023 17:11

Bullgaria ka marrë sot akses në terminalet turke të gazit duke zëvendësuar kështu furnizimin me gazin rus, ndërprerë për shkak të sanksioneve.

Marrëveshja është nënshkruar mes kompanisë shtetërore bullgare të gazit, "Bulgargaz" dhe kompanisë turke, "Botas", për një periudhë 13 vjeçare. Sipas marrëvshjes në fjalë i gjithë gazi i lëngshëm që Bullgaria do të blejë në tregjet ndërkombëtare do të shkarkohet dhe procesohet në terminalet turke dhe transportohet mandej në Bullgari. Dokumenti parashikon transferimin e 1.5 miliardë metrave kub gaz në vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.