Raportime mediatike: Ultimatum Vuçiçit, hiq barrikadat për 24 orë!

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 13:59

Mediat në Serbi raportojnë se vendet e QUINT-it, i kanë dërguar një ultimatum presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës brenda 24 orëve. Sipas mediave në fjalë ultimatumi i ka bërë të qartë Vuçiç se nëse nuk heq barrikadat, qeverisë në Prishtinë do t’i jepet karta bianca të ndëryjë për të zgjidhur me forcë situatën.

Nuk është e qartë nëse një gjë e tillë ka ndodhur zyrtarisht, por ajo që duket mirë është se aktualisht përballja mes palëve është shndërruar në testim force. Vuciç dhe Brnabiç kanë autorizuar shefin e Shtabit të Ushtrisë serbe. Milan Mojsilloviç të deklarojë se ka marrë urdhëra të qartë dhe precizë për të mbajtur prani ushtarake përgjatë vijës administrative me Kosovën, një vendim ky që nënkupton se Beogradi ka një plan të caktuar për të depërtuar eventualisht në territor në një kontekst të caktuar.

Prishtina ndaloi edhe hyrjen e patriarkut serb, Porfirije në Pejë, çka ka sjellë reagimin e Patriarkanës, ndërkohë që bojkoti serb dhe barrikadat e vënë lidhen formalisht me arrestimin e disa zyrtarëve serbë të institucioneve të Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.