Lajme edhe për një plan evakuimi të Putin

Postuar në 10 Dhjetor, 2022 16:54

B92 raporton për një sinjal të përcjellë nga ish-ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin, për një të ashtuquajtur plan evakuimi. Abbas Gallyamov citohet se ka shkruar në kanalin e tij në Telegram se gjatë muajve të pranverës, kreu i Kremlinit, mendoi një plan të quajtur ”Arka e Noes” dhe që supozohet se konsiston në zhvendosjen drejt një vendi tjetër në raste se situate bëhet e papërshtatshme për të.

Bashkëpunëtorët e Putin nuk e kanë përjashtuar mundësinë e humbjes së luftës, heqjen nga pushteti të tij dhe mandej evakuimin urgjent

citohet Gallyamov.

Sipas tij në fillim u konsiderua Kina, por duke qenë se “kinezët i përçmojnë humësit”, ky opsion u la mënjanë për të hedhur sytë nga Argjentina dhe Venezuela. Personi që ndjek operacionin në fjalë supozohet se është Igor Sechin. Shënimi në fjalë vjen ndërkohë që në po sillen në vëmendje plane të zyrtarëve rusë për të blerë prona në ishullin Margarita në Venezuela.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.