Matrioshka e BE-së. Pse po flitet tashmë për Magjarofobi?

Postuar në 01 Nëntor, 2022 15:12

Ka diçka në ajër në Bruksel që më bën të ndihem veçanërisht hungarez

Kështu nis opinionin e tij në “Politico”, Frank Freudi, një akademik amerikano-hungarez që jep mësim në universitetin e Kent. Ai rrëfen përmes një historie personale sesi në vitin 2017 kuptoi se “për disa identiteti im hungarez ishte problematik”. Freudi u akuzua si fashist në rrugë prej dikujt që kishte dëgjuar një fjalim të tijin, vetëm për faktin se nuk kishte dënuar qëndrimin e Hungarisë për krizën migratore. Teksa vë në dukje shqetësimet e pikasura që në vitin 2017 për rikthimin e një diktature autoritare në Hungari, aktualisht klima sipas autorit në fjalë ka kërcyer në një Magjarofobi. E lidhur kjo sidomos me rizgjedhjen në muajin prill të këtij viti me rizgjedhjen e Viktor Orban.

Dhe këtu autori evidenton një problem shumë të madh që ka të bëjë jo vetëm me perceptimin që krijohet mbi shtete apo politika të caktuar nga premisat e një qendre që ka si ideologji veprimi një kulturë të caktuar vlerash, duke kaluar nga kritika dhe monitorimi drejt një konfrontimi ku pala “liberale” është po aq dogmatike sa edhe subjekti i vëretjtjes.

Oponentët hungarezë përdorin termin “autokratizim” për të justifikuar demonizimin e tij – dhe BE-ja i ka ndjekur. Në shtator Parlamenti Europian ra dakord mbi një rezolutë që e etiketonte Hungarinë si një “autokraci elektorale” më tepër sesa një “demokraci të plotë” dhe dënoi qeverinë e vendit për minim të vlerave europiane. Pak ditë më pas, Komisioni Europian rekomandoi ndalimin e një financimit prej 7.5 miliardë eurosh për Hungarinë duke cituar shqetësime mbi “rrëshqitjen demokratike

shkruan autori.

Në këtë kuadër kemi një relacion të kontraktuar që nuk i nënshtrohet një filtra diskutimi, po në ngjashmëri me ndarjet e dikurshme në bllokun lindor imponon një unitet të shumicës përkudrejt një deleje të zezë, e drejta e së cilës as konsiderohet. Problemi shkon edhe më tej kur akuza që përkufizohet në terma të caktuar hulumtohet në plan teorik.

Prapakthimi demokratik është një koncept ideologjikisht I konstruktuar, i projektuar përtë deligjitimuar zgjedhje të individëve dhe partive që shkojnë kundër pikëpamjeve të establishmentit perëndimor. Në këtë mënyrë, vetë ushtrimi i demokracisë që çon në zgjedhje të “njerëzve të gabuar” mund të anullohet

shton Freudi.  

Kështu nga një parim demokratik të përcaktuar mbi disa shtylla, kalojmë në teorizim të rreziqeve imediate që vijnë nga pervertimi i ushtrimit demokratik nga njerëz apo subjekte që e shndërrojnë demokracinë në Alibi. Përtej vërejtjes së Freudi mbi karakterin patologjik të ndërhyrjeve të tilla si ai me koncepte të rindërtuara, duhet thënë se në fakt në epokën e konsumit, kur qytetari humbet interesin për të drejtat e veta dhe domosdoshmërinë për t’i ushtruar ato për të mbrojtur një sistem që ofron mundësi më shumë se të tjerët, demokracia po shndërrohet në një surrogat të asaj që ishte. Një tërësi rregullash dhe procedurash që mbivendosen si koine zakonore përkundrejt atij që është bazamenti: morali qytetar dhe angazhimi.

Në rastin e Hungarisë animoziteti ndaj saj e deri Magjarofobia ka ardhur për shkaqe më triviale parë nga aspekti teorik i mësipërm, pse në fakt Budapesti është kritikuar në momentin që ka ndjekur politika autonome. Mirëpo nevoja për korrigjim pozitiv në këtë sistem vjen dhe duhet të vijë nga opozita që është balanca e demokracisë. Dhe këtu autori bën vërejetjen e rëndësishme:

Hungaria urrehet nga luftëtarët e kulturës perëndimore për arsyen e thjeshtë pse guxon të vërë në diskutim botëvështrimin e tyre post-tradicionalisht në politikën identitare…Hungaria nuk është pa probleme, sigurisht. Dhe shpesh e ndjej se demokracia në shtëpinë time është nën kërcënim. Por kërcënimi real ndaj demokracisë në Hungari nuk është qeveria e Fidesz – është mungesa e një opozite serioze politike…Opozita hungareze e ka të vështirë të reflektojë ndjenjat e popullit. Është e alienuar nga ata që jetojnë jashtë kryeqytetit dhe duket e aftë vetëm t’i flasë vetes – si ndonjë grup egoist fëmijësh që fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre më tepër sesa impotencën e vet

Vëzhgimi këtu ka rëndësi shumë të madhe, qoftë edhe duke parë se të njëjtin shqetësim ngrinte edhe presidenti Putin në fjalimin e tij në “Valdai Grup”. Ashtu cilësohet edhe Erdogan, Xi Jinping, më tej Melonin e shohin shtrembër, përherë nën një gjyq etik e politik, ku indulgjenca e vetme është nënshtrimi. Apo homologimi i plotë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.