Në ndjekje të disidentëve, raportime për stacione policore ilegale kineze në Europë

Postuar në 26 Tetor, 2022 11:26

Mediat hollandeze raportojnë për identifikimin e të paktën dy stacioneve ilegale  policore të Kinës në territorin e Hollandës. Sipas mediave në fjalë, stacionet janë aty të paktën që nga viti 2018 dhe ato merren me presionin ndaj disidentëve kinezë. Raportimi është bërë nga një viktimë, Wang Jingyu, sipas të cilit ai u largua nga Kina drejt Hollandës pas kritikave ndaj regjimit në mediat sociale.

Por kur ai mbërriti në Hollandë, stacioni policer kinez në Roterdam i kërkoi atij të kthehej në Kinë për të zgjidhur problemet duke i kujtuar se duhet të konsideronte edhe familjen e vet

citon “Politico” mediat hollandeze.

Mbi këto të dhëna, Ministria e Jashtme hollandeze ka reaguar duke cilësuar se “këto agjenci janë ilegale” dhe se qeveria po heton rastet në fjalë.

Ambasada kineze në Hollandë ka mohuar të ketë dijeni për stacione të tilla, ekzistenca e të cilave në Europë u njoftua që në muajin shtator nga një organizatë spanjolle e të drejtave të njeriut, Safeguard Defenders.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.