Siç e ka thënë disa herë...e vërteta të bën të lirë

Postuar në 25 Tetor, 2022 14:28

Enkelejd Alibeaj, detyra e të cilit është tashmë misterioze dhe hyn në preferencat e dosjeve që duhen hapur, ka zhvilluar një takim me ata që quhen aktivistë të shoqërisë civile me të cilët ka folur për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Ka interes edhe psikologjik të vihet në dukje ajo që ka thënë ky zotëri, një çirak i vjetër administrate i Sali Berishës, me të cilin sot ndodhet në betejë parimore. Siç di vetëm ai.

32 vite pas rënies së regjimit komunist, aktet dhe dokumentet e prodhuara gjatë veprimtarisë së sigurimit të shtetit janë konsideruar sekret shtetëror për të cilat askush nuk kishte dijeni.

Në 2015-ën, u miratua një ligj që jepte mundësi viktimave ndaj sigurimit të shtetit, për t’u njohur me një pjesë të këtyre dosjeve. Ndërkohë që shtetasit shqiptar nuk kishin asnjë lloj mundësie të merrnin kopje të këtyre dosjeve. Grupi parlamentar i PD, që në qershor të këtij viti, filloi menjëherë punën për përgatitjen e amendamenteve përkatëse që të jepnin mundësi për aksesin ndaj dosjeve të sigurimit të shtetit. Amendamenti i parë, i referohet faktit që dosjet e Sigurimit të Shtetit, të mos jenë më sekret.

Vetëm nëpërmjet këtij procesi mund të krijohet një atmosferë e paqes sociale. Në fakt siç unë e kam thënë disa herë, e vërteta të bën të lirë. Dhe kjo e vërtetë nuk duhet të keqpërdoret. Është e rëndësishme edhe se si është miratuar…

është shprehur ndër të tjera Alibeaj.

Tani, ky zotëri që preferon të moralizojë, të marrë poza mendimtari e të kakarisë nga një karrige ku e kanë vënë të tjerë, duhet të na thotë se si ka mundësi që një sistem i tillë, i kapur nga bashkëpunëtorët e Sigurimit, lejoi që në radhët e tij të penetronte Enkelejdi parimor?

Si shpjegohet që sistemi që mbahet peng nga sigurimsat, pati një të çarë të tillë në aks, duke lejuar që të denoncohet ditën për diell nga të tillët, që nisën karrierën në detyra të caktuara thjesht si të katapultuar?

Mania për të mbajtur leksione dhe sugjeruar zgjidhje teorike dhe kushtetuese, morale madje nga njerëz që janë asgjë më shumë se çirakë në këtë sistem është ku e ku më e ndotur sesa vetë aludimi si politikë 30-vjeçare e atyre që kanë dosje. Sepse jemi vend i vogël, që dimë për njëri-tjetrin. Dhe ku i vetmi sekret është se nuk ka sekrete përveç rastit kur duam të bëjmë sikur nuk kuptojmë.

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

...ky zotëri, një çirak i vjetër administrate i Sali Berishës...

Mentaliteti tipik i shqiptarit syshqiponje: U bone ti!!! Se SB-ja nuk ka qene (apo vazhdon te jete) ciraku i dikujt!? Apo jo, prijesat jane shkemb graniti buze....

....Sepse jemi vend i vogël, që dimë për njëri-tjetrin....

Po medium ke zotrote, na thuaj e na hiq kuriozitetin dhe ne qe nuk dime gje per kete Alibeun. Apo, "kam dosje zoteri", vazhdon avazin?

Dhe ne fund, ndonje gje per nisme keshe???

Submitted by redaksia on

Llogari po kerkon? Se jo per gje po edhe na duhet te lexojme per t'u pergjigjur. 

1. Historia nuk nis me Alibeajn dhe zoteria ta bente gurgulene me pare. Meqe na marrka poza. 

2. Nuk tha kush u be ky! Se eshte i zgjedhur i popullit dhe nuk na ka hije qe te flasim ashtu. 

3. Per nismen a kam gje? Te ben per te qeshur. Fundja kohe me pare u ankua kreu i OSBE se po rikthehet miratimi per figuren e Enver Hoxhes. Me siguri ngaqe nuk i kane hapur dosjen. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.