Serbia pranon dokumentet e Kosovës

Postuar në 27 Gusht, 2022 20:51

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia do të njohë dokumentet e Kosovës. Duke shtuar tonet, i shfaqur si i acaruar, Vuçiç e ka përcjellë lajmin të paketuar me një seri kërcënimesh që në fakt janë poza. Vuçiç ka dalluar në fjalën e tij shqiptarët e Kosovës, një mesazh ky i kujdesshëm që synon jo vetëm të dallojë, por edhe të mos helmojë tërësisht marrëdhëniet mes dy vendeve për të cilat është investuar jo pak. 

Bisedimet tona me shqiptarët nga Kosova ishin shumë të pasuksesshme, skajshmërisht të vështira dhe në fund ne erdhëm në pikën se nuk biem dakord për asgjë. Mesazhi ynë është se nuk ka fare të bëjë me njohjen reciproke, ua thashë atyre në Bruksel. Ne jemi përherë të gatshëm për kompromis… U thamë shqiptarëve dy gjëra. Mund të lëshojmë dokumente për ta dhe ata për ne, por është e rëndësishme që serbët nga Kosova dhe Metohija të lëvizin në territor lirisht. Jemi gati të pranojmë dokumentet e tyre, por le të lëshojmë një paralajmërim përmes të cilit ata do njoftojnë pikat administrative e tyre ku do pranojnë dokumentet e tyre

citohet Vuçiç. Në njoftimin e fundit do shkruhet se dokumentet lëshohen vetëm për qëllime praktike, një yçkël juridike pa kuptim që ilustron se negociatat në Ballkan vijojnë të jenë shprehje e një frustrimi pa adresë. 

Lajmi u la që të njoftohej nga Borrell ndërkohë që me këtë rast u bë e gjallë edhe Tirana zyrtare që deri më tani nuk ishte ndjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.