Vrasje me Dashje në Potam? Një rikualifikim akuze që nuk duket se ka vullnet të mirë

Postuar në 04 Gusht, 2022 14:58

Po qarkullon një informacion sipas të cilit organet e ndjekjes penale kanë rikualifikuar akuzën për punonjësin e policisë Arjan Tase, i arrestuar nën akuzën e vrasjes së 7-vjeçares Avdia në Potam. Nga vrasje nga pakujdesia në vrasje me dashje, nisur nga shkelja e kufizimeve të sigurisë në regjimin e lundrimit në zona turistike. Duket në pamje të parë si një përgjigje ndaj reagimit të përgjithshëm, por kjo do parë me shumë kujdes. Kodi Penal parashikon se Dashja në kuptim të kryerjes së një vepre penale përkufizohet si:

Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre

Mbetet e vështirë të imagjinohet sesi mund të qëndrojë në këmbë një akuzë e tillë edhe në kuadër të kësaj dispozite. Z. Tase me aktet e tij në shkelje të normave në fuqi ka kryer një vrasje, por mbingarkimi i akuzës me Dashjen, është kërkesë ekstreme. Pse? Nëse marrim në konsideratë nivelin e shkeljeve të kryera përditë të kufizimeve të lundrimit në zona turistike, do të mund të ngrinim akuzën e vrasjes me dashje, eventualisht për dhjetëra persona.

Në këto kushte rikualifikimi i akuzës për një ngjarje që ishte pastërtisht një vrasje nga pakujdesia dhe nga papërgjegjshmëria nëse duam, ka vetëm vlerë propagandistike. Dhe proceduriale. Mes dy veprave ka një dallim ndoshta me të paktën 5 vjet burg dhe rrëzimi eventual i njërës vepër çon në lehtësim automatik të barrës së fajësisë penale.

Nga ana tjetër, kjo akuzë e re – ende e pakonfirmuar zyrtarisht dhe ndoshta e pavërtetë – vjen ndërkohë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar shkarkimin e të gjithë zinxhirit drejtues të policisë kufitare në zonë. Mirëpo me një akuzë të vrasjes nga pakujdesia ky vendim vështirë se qëndron në këmbë, qoftë edhe në kontekstin e shkeljes së kufizimeve, pasi kjo duhet të shtrihet në të gjitha institucionet përgjegjëse. 

Në finale, megjithë peshën e rëndë të ngjarjes, megjithë shëmtinë e sjelljes së këtij polici që vetëm i tillë nuk mund të jetë, është e paimagjinueshme se ky njeri ka kryer me dashje në publik vrasjen e një fëmije.

s.zaimi 

Comments

Submitted by Luani (not verified) on

Eshte e veshtire, por jo pasakte te konsiderohet vrasje me dashje (indirekte). Edhe pse ne dispoziten ne fjale termi 'indirekte' nuk perdoret dhe ne kodin penal nuk e gjen eshte nje term i njohur nga jurisprudenca dhe praktika gjyqesore. Eshte nje ndarje shume e holle dhe e veshtire ajo midis vrasjes nga pakujdesia (qe ka te bej me vetebesimin e tepruar) dhe dashjes indirekte, madje ka raste kur ka edhe profesionist shume te mire te se drejtes mund te debatojne. Te dashja indirekte mungon pikerisht elementi i deshires se pasojave, dhe pikerisht prej kesaj mund te ngaterrohet me pakujdesine. Rasti ne fjale nuk eshte se po ngiste makinen me shpejtesi, ai po ecte mu ne bregdet (gjitmone nese ka qene keshtu, se nuk di me saktesi faktet) ku dihet shume mire se ka femije por dhe te rritur, dhe kjo do te thote se ti nuk pyet nese vret njeri. Te pakujdesi, ajo qe quhet 'vetebesim i tepruar' ka te bej me faktin se i pandehuri beson se do ti shmangi pasojat, ndersa te dashja indirekte ai nuk pyet fare per pasojat. Per mendimin tim nese ti ecen ne cektesi me nje mjet te tille me shpejtesi, atehere ti nuk do tja dish per jeten e te tjereve, ti nuk po shkel vetem rregullat, ty nuk te intereson fare cfare ndodh me tje tjerert. Ka shume vende ne bote ku mind te konsiderohet vrasje me dashje indirekte, me SHBA me siguri do kyalifikohej e tille pavaresisht se ato i ndajne ne grada vrasjet por ekuivalnca do tw ishte e njejte. Perndryshe vrasja me dashje indirekte nuk du ekzistonte fare.

Submitted by redaksia on

Per mendimin tim nese ti ecen ne cektesi me nje mjet te tille me shpejtesi, atehere ti nuk do tja dish per jeten e te tjereve, ti nuk po shkel vetem rregullat, ty nuk te intereson fare cfare ndodh me tje tjerert

Po, dakord. Po para gjykates shqiptare sa ka gjasa te cmohet keshtu nje akuze e tille?

 

 

Submitted by Luani (not verified) on

Eh, kete nuk e di. Megjithate qytetare te tille si ky jane vrases potencial dhe zbulohen si te tille vetem kur ndodh ngjarja, dhe ne vendin tone ka shume te tille qe bredhin rrugeve qe jane ende te panjohur deri ne momentin qe 'godasin'. Madje ka dhe deputet te tille, madje dhe gjyqtare si ajo laraska qe degjonte muzik rap dhe filmonte veten ne tiktok nderkohe qe i jepte me shpejtesi makines. Mjafton te dalesh nga Shqiperia, jo shume larg por qofte dhe ne vendet fqinje, per te pare diferencen e mos respektimit e rregullave ne nivel cmendurie. Mund te aksidenohesh nga shofer qe nuk ndalojne ne semafor, ne vizat e bardha. Kush vjen per here te pare ne kete vend dhe se njeh si vend eshte seriozisht i rrezikuar kur te kaloj vizat e bardha. Nese keto 'aksidente' nuk do te konsiderohen me si aksidente por si ndodhi te shkaktuara nga mos-vleresimi e jetes se tjetrit, dhe do te denohen per ate qe jane, ndoshta do te kemi shellje tjeter ne rruge nga vrasesit potencial te rrugeve, e qe tashme po zbulojme se i kemi dhe ne plazhe.

Submitted by Kasemi (not verified) on

Ju lutem na shpjegoni pjesen e dyte te nenit: ose megjithse i parashikon dhe nuk i deshiron ato, me ndergjegje lejon ardhjen e tyre.( pra vrasjen me dashje).
A nuk eshte kjo vrasje ne kete rast ne perputhje me kete pjese te nenit?
Nqs jo, a mund te na jepni nje shembull kur eshte vrasja me dashje ne perputhje me kete pjese te neni?

Submitted by Zamira (not verified) on

Si dhe kush mund ta dije se cfare deshiroi Ai ?! Lexova se ai ka thene se nese do te rrotullohej ne anen e kundert do te kish demtuar familjen e tij ! Keshtu une e kuptoj se ai me mire preferoi te demtonte njerezit qe ishin ne anen e kundert ! Sepse veproi me deshire keshtu ! Pa permendur qe askush nuk e shtyu qe “ pa deshiren e tij “ te lundronte aty ku ishte e ndaluar !

Submitted by Grey (not verified) on

Ai as nuk me duket se ka paramenduar dhe parashikuar pasojat me dashje, sic thote Kodi penal as nuk ka lejuar « me ndergjegje ardhjen e tyre ». Po si me ndergjegje paska lejuar vdekjen e goces ? Mua me duket e pamundur kjo akuze vepre me dashje. Me faj po, por me dashje jo, kurrsesi. Gje qe kuptohet thjesht, apo jo.

Submitted by Tram (not verified) on

Per mendimin tim esht vrasje pa dashje me rrethana renduese se nuk ka respektuar distancen ndaj bregut. Se perndryshe mjafton qe dikush ti afrohet bregut qe te ndalet automatikisht per tentative vrasjet indirekte e cila denohet njesoj. Dmth qe çdo skafist qe i afrohet bregut duhet te burgoset per tentative vrasjet me dashje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.