Tur me probleme në Lindjen e Mesme, Bidenit i kërkojnë luftë kundër Iranit në Izrael

Postuar në 15 Korrik, 2022 00:30

Turi i presidentit amerikan Joe Biden në Lindjen e Mesme nuk ka nisur edhe aq mirë. Mediat raportojnë për tensione mes Biden dhe kryeministrit izraelit Yair Lapid, icili në konferencën për shtyp doli hapur kundër qëndrimit të Biden për çështjen e Iranit. Nëse presidenti amerikan ka bërë të qartë se ai i qëndron diplomacisë dhe sheh ti rigjallërimi imarrëveshjes së vitit 2015 një mundësi, Lapid ka folur fare pa dorashka kur ka thënë se: 

Me Iranin nuk ka gjuhë tjetër veçse kërcënimi ushtarak mbi tryezë

Biden ka replikuar duke përsëritur se nuk mund dhe nuk do të ketë një Iran bërthamor, pasi sipas tij kjo është kërcënim për botën, por është e qartë se mes dy drejtuesve ka dallime. 

Problemet nuk mbarojnë këtu. Pas të premtes Biden do të jetë në Arabinë Saudite, një vend që shihet kyç në situatanë e tanishme energjetike. Mirëpo nëse ai trashëgon një marrëdhënie shumë të mirë me Riadin nga administrata Trump, do të duhet të sqarojë shumëkënd se pse sauditët p.sh jo vetëm që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, por përkundrazi, sipas Bloomberg, ata në këto muaj janë shndërruar në blerësit kryesorë të naftës ruse, ndonëse me çmim të ulur. 

Lajme të tilla vijnë ndërkohë që njoftohet se Gjermania mund të kapë reçesion për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia, Franca mund të kalojë në racionim ndërkohë që edhe Greqia, një vend shumë larg konsumit të këtyre të dyjave ka një plan alternativ për përdorimin e linjitit. 

Kujt po i shërbejnë këto sanksione që deri më tani nuk kanë bërë gjë veçse kanë katalizuar forcimin e palëve të treta? Në krye të kësaj politike qëndron ShBA që për herë të parë ndoshta u ofron miqve vetëm fjalë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.