124 000 dokumente konfidenciale/Uber me praktika gati gangsterizmi në treg

Postuar në 11 Korrik, 2022 00:34

Pas Facebook, radha i ka ardhur “Uber” të vihet në qendër të investigimeve për shkelje të praktikave të konkurencës në disa vende. Gazeta “The Guardian” raporton për rrjedhjen e 124 000 dokumenteve konfidenciale nga kompania njohur e taksive, krijuar në vitin 2009 në Silicon Valley. 

Dosja e fshehtë që zë një hark kohor mes 2013-2017 përfshin më shumë se 83 mijë e-mail, iMessages, mesazhe WhatsApp dhe shpesh edhe komunikime të drejtëpërdrejta mes themeluesit Travis Kalanick dhe ekipit të tij kryesor ekzekutiv

raporton gazeta. 

Duket se gjithçka ka nisur si filozofi imponimi në një treg global shumë të vështirë dhe aty ku Kalanick ka marrë reagime nga aktorë të vjetër, atëherë ai nuk ka nguruar të ndjekë praktika lobimi të parregullta, të tentojë sajdisjen e kryeministrave, apo edhe të mos hezitojë para praktikave të dhunshme. 

Në një shkëmbim Kalanick hidhte poshtë shqetësimet nga drejtues të tjerë se duke dërguar shoferë të Uber në një protestë në Francë do t’i vendoste ata nën rrezikun e dhunës nga kundërshtari të industrisë së taksive. “Mendoj se ia vlen”, shprehej Kalanick. “Dhuna garanton sukses”

citon gazeta dokumentet e veta. 

Ndoshta pjesa më me interes është lobimi i kompanisë pranë politikës së vendeve të ndryshme. Në vëmendje vijnë politikanë si presidenti amerikan Joe Biden, apo kancelari gjerman Olaf Scholz. 
Por më e papritura, sipas gazetës, presidenti francez, Macron e ndihmoi fshehurazi “Uber” që të penetronte në kohën kur ishte ministër i Financave. 

Macron shkoi larg për të ndihmuar Uber kur i tha komlanisë se kishte arritur një marrëveshje sekrete me kundërshtarët e vet në qeveri

shkruan gazeta. 

Por jo të gjithë janë Emmanuel Macron. Scholz p.sh, kur ishte kryebashkiak në Hamburg kundërshtoi lobimin. Me ndikim shfaqet Kalanick edhe në Shtëpinë e Bardhë, kur sipas materialeve rezulton se ai është shprehur pas një vonese të Biden, asokohe zv.president, se çdo minutë që ai vonohet, aq do zbres nga takimi.

Pas atij takimi duket se Biden ndryshoi fjalimin e përgatitur për në Davos për t’iu referuar një CEO-je kompania e të cilit do t’u jepte miliona punëtorëve “lirinë për të punuar sa orë të donin, të menaxhonin jetën e tyre si të donin, shkruan gazeta. 

Në reagimin e vet kompania ka pranuar hapa të gabuar, por ka hedhur poshtë shkeljen e ligjit duke bërë thirrje që “publiku të gjykojë se çfarë kompania ka bërë në pesë vitet e fundit dhe se çfarë ajo premton të bëjë”. 

Nuk është shumë e qartë se çfarë ndikimi do të kenë dokumente të tilla, pasi më 120 000 të tilla, patjetër që ka biseda, ka shkëmbime në komunikim informal dhe shumëçka rrezikon të nxirret nga konteksti. Për pjesën e lobimit duhet thënë se ngrihen pikëpyetjet më të mëdha, pasi janë në lojë dy presidentë të dy vendeve kryesore që rezultojnë disa jashtë standardeve për një shtetar. 

Nga ana tjetër Uber përfaqëson një siëprmarrje 43 miliardë dollarëshe që mund të marrë goditje në tjetër drejtim. Sipas dokumenteve të cituara nga gazeta britanike, kompania ka ndjekur praktika anti-konkuruese kur incentivoi shoferët dhe pasagjerët me modele çmimesh që nuk mbështeten dot. 

Nga Moska në Johanesburg…Uber konkuroi tregjet aktuale dhe krijoi presion mbi qeveritë për të rishkruar ligjet për të ndihmuar ecjen drejt një modeli ekonomik bazuar në app, e që është përhapur në botë

shkruan gazeta. 

Vetëm për vitin 2016 kompania planifikoi të shpenzonte 90 milionë dollarë për lobim dhe marrëdhënie me publikun, një shifër e stërmadhe. 

Para për politikanë në Rusi, apo Gjermani, premtime ndaj tyre për t’i bërë aksionerë në start up, por edhe premtime ndaj akademikëve që autorizojnë studime pro kompanisë, ja disa nga mënyrat për të cilat akuzohet Uber, e që ndoshta në Europë sapo i kanë nisur problemet. Vetë përpjekja e kompanisë ka patur rezultate të përziera. Dhe ndoshta kjo ka detyruar agresivitetin. Në francë Kalanick autorizoi edhe kërcënimin për kundër grevë, teksa në Indi, drejtuesit e Uber shpallnin devizën: Rroke kaosin!

Drejtues të tjerë pranojnë se kompania nuk është e ligjshme në disa vende, ndërkohë që probleme tëndryshme me tregun tentohen të zgjidhen nga dera e pasme. Macron del sërish këtu, me zotimin e tij në një rast: Do ta shoh personalisht, tani të ruajmë qetësinë! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.