Nuk ka analogji mes 1914-ës dhe Ukrainës. Putin nuk është si Hitleri

Postuar në 27 Qershor, 2022 00:31

Një akademik i njohur britanik, Christopher Clark, i bërë i njohur me një punim të tijin mbi Luftën e Parë Botërore, ka tërhequr vëmendjen duke rekomanduar që të mos vihen analogji mes konfliktit kontinental të 1914-ës dhe luftës së tanishme në Ukrainë, analogji që po gjejnë vend në disa mjedise. 

Nuk ka analogji mes 1914-ës dhe situatës tani në Ukrainë. LIB nisi mënyrë pabesueshmërisht komplekse…Ndërsa në rastin e invazionit në Ukrainë është fare i qartë rasti i prishjes së paqes nga një fuqi vetëm

është shprehur ai. 

Sipas tij, kësaj radhe të paktën, Rusia është e izoluar dhe nuk ka një krizë që implikon koniunktura të ndërlikuara. 

Nuk shoh të jetë as si 1938 dhe Putin nuk është si Hitleri. Hitleri kishte një filozofi thellësisht raciste…Një analogji më e mirë do të ishte ajo me agresionet ruse të shekullit të 19-të për të cilat ne në Perëndim nuk dimë shumë sepse ato shkonin në kurriz të Perandorisë Otomane. Bota përherë e më shumë po i ngjan asaj të shekullit të 19-të: multipolare dhe e paparashikueshme

shprehet Clark. 

Sipas tij qëndrimi i kancelarit gjerman, Scholz, është i kuptueshëm, nisur nga historia e Gjermanisë, ndërkohë që perëndimi duhet të mbajë parasysh se Putin, presidenti rus, nuk është dikush që flet e mandej harron. Kërcënimet e tij ndaj Finlandës duhen mbajtur shënim për atë që janë, jo thjesht retorikë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.