Duhet të reagojmë në Ukrainën Perëndimore, nuk duhet të lejojmë që polakët të na rrethojnë

Postuar në 17 Qershor, 2022 17:11

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, duket se po përdoret nga Kremlini si mjet kryesor shantazhi për ndërkombëtarizimin e konfliktit në Ukrainë. Të paktën kështu tingëllojnë deklarimet e Lukashenkos për agjencinë “BelTA” përmes të cilave presidenti bjellorus ka cilësuar një rrezik eventual ushtarak nga Polonia.

Ne duhet të reagojmë këtu. Sepse nuk mund të lejojmë polakët të na rrethojnë tërësisht. Është një opsion i rrezikshëm. E thashë pak ditë më parë: ukrainasit dhe rusët do të na kërkojnë t’i ndihmojmë të ruajnë integritetin e tyre. Kështu që askush nuk do të zhvasë ndonjë gjë. Polonia po shtyhet në veprim nga SHBA. E shohim këtë, ndaj duhet të mbajmë forcat e armatosura në gatishmëri në Perëndim dhe Jug

ka thënë ai.

Nuk është e qartë se çfarë po synohet por goditja e Ukrainës Perëndimore në thelb do të privonte Kievin nga hapësirat e furnizimit dhe liria e manovrimit duke e mbyllur atë në një izolim ushtarak teorikisht asgjësues.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.