Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Të krijohet një depozitar me të dhënat biometrike për autentifikimin në distancë

Postuar në 14 Qershor, 2022 13:45

Në një aktivitet të mbajtur nga shoqata e bankave, “Dixhitalizimi kundrejt parasë fizike:, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka hedhur idenë e krijimit të atij që e quajti depozitar të të dhënave biometrike.

Pavarësisht parashikimeve ligjore e rregullative në lidhje me këto çështje, zbatimi në praktikë ka dëshmuar se mbart problematika të karakterit teknik. Për këtë qëllim, do të inkurajonim bashkëpunimin e gjithë institucioneve dhe aktorëve të tregut për të tejkaluar problematikat që mund të lindin në lidhje me: parandalimin e pastrimit të parave; nënshkrimin elektronik; lidhjen e kontratave në distancë; promovimin e përdorimit të dokumenteve elektronike dhe informacioneve të nevojshme gjatë aplikimeve të qytetarëve pranë bankave.

Të gjitha këto do të lehtësonin më tej digjitalizimin, jo vetëm të pagesave, por dhe të shërbimeve të tjera, si huadhënia dhe investimet, duke kontribuuar ndjeshëm në objektivin e përbashkët të formalizimit dhe rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.

Krijimi i një “depozitari qendror” të të dhënave biometrike të popullsisë, të cilat mund të përdoren si elemente sigurie në komunikimin edhe autentifikimin në distancë, është një zhvillim mjaft pozitiv për digjitalizimin e shërbimeve bankare.

Për më tepër, zhvillimi i nënshkrimit elektronik dhe përmirësimi i legjislacionit për nënshkrimin e kontratave në distancë është gjithashtu një masë mbështetëse në këtë drejtim

tha ai.

Propozimi është një element që tingëllon si bindës pasi i jep prioritet sigurisë, por kjo siguri ka kuptim kur synimet e një sektori shkojnë përtej fitimit abuziv. Sektori bankar në Shqipëri është ndër më të pakontrolluarit, thuajse si të gjithë sektorët e tjerë, e ku në të cilin Banka e Shqipërisë e drejtuar nga Gent Sejko luan rolin e mazhordomit.

Aksesi në të dhënat biometrike është diçka e tepërt për një vend si Shqipëria që nuk administron dot as të dhënat bazike, ndërkohë që të parat janë tashmë pronë e një kompanie të huaj që prodhon letërnjoftimet dhe pasaportat.

Ne jetojmë në një kohë që ecën paralel me dimensionin e të dhënave si element që po bëhet pjesë e strukturës teknologjike aktuale. Dhe pasojat e së cilës nuk i ka hamendësuar ende kush qartë se cilat janë. Është e habitshme lehtësia me të cilën Guvernatori lëshon mufka të tilla, nisur nga fakti se të dhënat përpara sesa të aksesohen dhe akumulohen duhen konsideruar se jepen me konsensus.

Comments

Submitted by Ziki (not verified) on

Pervec shenjave te gishtit e imazhit te retines mire eshte te shtohen diametri maximal anal dhe gjatesia e penisit, si karakteristika biometrike per te saktesuar transaksionin. Pa llogaritur se keto dy te fundit nuk jane as ne listat e deritanishme te shperhapura gjeresisht

Submitted by Qerrja e Tait (not verified) on

Mund te dalesh si vullnetar dhe i pari per keto te dhena.
Mundesisht merre edhe llapistin Adriatik Llapaj qe nuk po le emision pa dalur dhe na dhene mend si opinionist dhe veprimtar per te drejtat e sumes dhe biles.

Submitted by emri (not verified) on

ke te drejte per dy parametrat shtese te sigurise. diametri anal do i duhej bankes qe te zgjidhte kredi qe perputhej me maximal te diametrit (dhe me te madhe ska gje se mbajne shqiiptaret ne elasticitetin anal), nderkohe qe gjatesi e instrumentit do perkthehej ne sa thelle do te duhej te ta futnin ata te bankes qe te kishe rehat shpirteror (nje Kderri normal qe do i benin pak me shume zbor).
Per ti mare nga shteti i shqepur shqiptar as qe behet fjale shenjat e gishtave dhe te tjera gjera. Te ti kerkojne ne banke keto te dhena nuk ben vaki ne Perendim, se eshte thjesht po thjesht transaksion biznesi.
s'ka faj Sejko se Rama tashti qe e-albania (ashtu cope cope sic eshte) i ngeli ne dore, duhet qe ta perdorin.
Mos u merzitni do harohet dhe kjo si FinTech i Shalesit per YUTE, apo AI per dhenie kredish brenda 7 minutash duke perdorur machine learning. Aty akoma eshte ligji i xhungles, keta duan ta pikturojne si oaz biznesi.
Bankat i kane te gjitha instrumentet qe ju duhen qe tja luajne fene: Jane real estate developers me shume se sa banka (shitblerkje pronash pa fund ne vend qe te jene dhenes kapitalesh), kane krahun e tyre te permbaruesit institucional/notereve besnike, krahun e tyre te armatosur security dhe presion kur duhet,lista private me pemen familiare te klientave ... lista eshte e gjate.
Tashti ju duhen dhe shenjat e gishtave dhe ja kane mbushur mendjen dhe ketij marionetes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.