Leon Tolstoi ndalohet në shkollat ukrainase

Postuar në 07 Qershor, 2022 12:43

Përveç luftës, bota duket se po hynë në një klimë sëmundjeje nervore dhe situatë të rënduar psikologjike që vetëm të mirën nuk sjell. Në Ukrainë, Ministria e Arsimit ka dalë me vendimin për nxjerrë nga kurikulat mësimore, «Lufta dhe Paqja» të Leon Tolstoit.  

P.sh "Lufta dhe Paqja" nuk do të studiohet në Ukrainë. Kjo sepse çdo gjë që glorifikon “Ushtrinë e Orkëve”, çdo gjë do të zhduket nga programi

citohet ministri i Arsimit, Andriy Vitrenko.

Sipas tij ende nuk është sqaruar se cilët shkrimtarë rusë do lejohen, duke konfirmuar gjendjen e rëndë psiko-nacionale në një vend që ndan letërsinë sipas origjinës etnike të shkrimtarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.