Perëndimi ka shpallur luftë totale ndaj Rusisë

Postuar në 27 Maj, 2022 14:55

Kremlini ka paralajmëruar për herë të parë një ndryshim në strategjinë e vet aktuale, teksa po informon qytetarët e vet se tanimë konflikti nuk është për Ukrainën, por për vetë ekzistencën e Rusisë. Në një fjalë të mbajtur në Këshillin e kryetarëve të territoreve konstituuese të Rusië, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ndër të tjera tha:

Perëndimi ka dekalruar një luftë totale ndaj nesh, botës ruse. Kjo nuk është më sekret. Kultura e fshirjes së Rusisë dhe çdo gjëje që lidhet me të ka arritur një pikë absurde. Ndalime janë bërë ndaj klasikëve të tillë si Çajkovski, Dostojevski, Tolstoi dhe Pushkin. Është duke u zhvilluar një persekutim ndaj kulturës dhe artit rus

Komentet vijnë ndërkohë që nga Perëndimi raportohet për armatime të një niveli tjetër të Ukrainës. Sipas mediave të ndryshme, SHBA po mendon të dërgojë në Ukrainë sisteme të raketave me rreze të mesme dhe artileri të lëvizshme, që do të fuqizonin ndjeshëm rrezet e goditjes deri brenda territorit rus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.