Nën akuzë për krijim organizate kriminale, arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi

Postuar në 18 Prill, 2022 14:26

Mediat rajonale raportojnë për arrestimin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, e cila është ndaluar në aeroportin Golubovci. B92 referon “Vijesti” sipas të cilës Medenica është ndaluar për dy akuza: krijim I organizatës kriminale dhe abuzim me detyrën zyrtare.

Çështja u hap në muajin shkurt, kur porkuroria e Malit të Zi mori në dorëzim transkripte nga Europoli të bisedave mes djalit të Medenicës dhe Darko Laloviç, ish-truproja e gjykatëses. Nga të dhënat rezultoi se Medenica kishte përdorur telefon të enkriptuar kishte komunikuar me trafikanët droge në Kolumbi dhe kontrabandistë cigaresh.

Në këto thirrje rezultonte se gjykatësja ishte në dijeni për bizneset e tij dhe se ajo do ta mbronte nëse do të ishte e nevojshme, fakt ky që është administruar në cilësinë e provës për akuzën e krijimit të organizatës kriminale. Vesna Medenica e drejtoi Gjykatën e Lartë të Malit të Zi për 17 vjet dhe dha dorëheqjen në fund të vitit 2020.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.