Qeveria shpërblen presidentin në ikje me një vilë në shkelje të ligjeve  

Postuar në 15 Prill, 2022 09:15

Në Hungari, qeveria mori një vendim në shkelje të ligjeve lokale për një pronë prej 720 metrash katrorë, e cila do t’i jepet presidentit në largim, János Áder.

Vila panoramike në lagjen e 12-të të kryeqytetit, e cila është pothuajse e përfunduar, do të jetë më e madhe se sa ishte parashikuar fillimisht në rregulloret bashkiake, falë vendimit të posaçëm të qeverisë, raportojnë mediat vendase.

Sipas ligjit përkatës, ish-presidenti mund të kërkojë që shteti t'i sigurojë strehimin “adekuat”.

Punimet për zgjerimin e vilës prej 364 metrash nisën vitin e kaluar.

Duke ndërhyrë me rregulloret lokale të ndërtimit me dekret, qeveria ia shtoi pronën projektit të Parkut Normafa, i cili më parë është shpallur një investim prioritar për ekonominë kombëtare, megjithëse vetë vila ndodhet dukshëm më larg nga hapësira e gjelbër e njohur si Normafa.

Mandati i János Áder përfundon më 9 maj. Pasardhësi i tij, ish-ministrja e Familjes, Katalin Novák, u zgjodh kryetare e shtetit nga asambleja kombëtare më 10 mars dhe do të jetë presidentja e parë femër e Hungarisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.