Vietnami prodhon në SHBA, VinFast hyn në garën e makinave elektrike

Postuar në 30 Mars, 2022 11:26

Prodhuesi vietnamez i makinave, VinFast, ka nënshkruar një marrëveshje paraprake për të investuar fillimisht 2 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë në Karolinën e Veriut për të prodhuar autobusë elektrikë, automjete sportive (SUV) së bashku me bateritë për EV.

Njësia e konglomeratit më të madh të Vietnamit Vingroup (VIC.HM) planifikon një investim total prej 4 miliardë dollarësh në fabrikën e parë në SHBA.
Ndërtimi duhet të fillojë këtë vit sapo kompania të marrë lejet e nevojshme, dhe pritet të përfundojë deri në korrik 2024. Kapaciteti fillestar i uzinës do të jetë 150,000 njësi në vit, tha Vinfast.

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se investimi i VinFast, i cili do të krijojë më shumë se 7,000 vende pune, është shembulli i radhës i strategjisë ekonomike të punësimit.
"Strategjia bazohet në planet e kompanive si GM, Ford dhe Siemens për të investuar përsëri në Amerikë dhe për të krijuar vende pune", tha Biden.

VinFast synon të hyjë në treg me çmime konkurruese. SUV-i i saj sportiv VF8 fillon nga 41,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara. Për krahasim, një SUV Tesla shitet për rreth 63,000 dollarë. VinFast synon shitjet globale të automjeteve elektrike prej 42,000 këtë vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.