“Spinazhi rus depërton në Ministrinë austriake të Mbrojtjes”

Postuar në 28 Mars, 2022 10:45

Rusia mund të jetë duke kryer operacione sekrete në Austri. Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, sipas të cilës Austria është kthyer në “një aeroplanmbajtëse të aktiviteteve sekrete ruse”. Financial Times i referohet  për shkrimin një oficeri të inteligjencës evropiane, si dhe një diplomati evropian.

Sipas shkrimit, agjencia austriake e inteligjencës, zyra për mbrojtjen e kushtetutës dhe luftën kundër terrorizmit, konsiderohet aq jo e besueshme sa është pezulluar përkohësisht nga shumica e aktiviteteve të inteligjencës në nivel evropian.

Sipas një burimi në Financial Times, Ministria austriake e Mbrojtjes është "departamenti praktik i GRU (Drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse)".

Tetë zyrtarë të inteligjencës europiane, të cilët janë ende në shërbim, i thanë Financial Times se operacionet sekrete ruse në Europë janë shtrirë me një shpejtësi aq të madhe saqë kundërspiunazhi nuk ia ka dalë t’ua ndjekë ritmin.

Shumë vende europiane mbështeten ende te inteligjenca amerikane dhe ajo britanike për shkak të mungesës së resurseve .

Një numër i madh dëbimesh të kryera gjatë muajve të fundit tregojnë përmasën e këtij problemi. Tre vende baltike dhe Bullgaria njoftuan se kanë dëbuar 20 agjentë rusë. Polonia nga ana e saj ka shpallur non grata 45 diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë përdorur si mbulim aktivitetin diplomatik.    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.