Kanadaja vetofrohet si opsion për zgjidhjen e krizës së naftës dhe gazit

Postuar në 27 Mars, 2022 13:57

Kanadaja premton se do të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.

Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur si rezultat i kufizimit të furnizimeve ruse, pasi Perëndimi nisi një valë sanksione në kundërpërgjigje të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson, thotë se Kanadaja është e përkushtuar "të ndihmojë sa më shumë që të mundet në drejtim të zëvendësimit të naftës dhe gazit rus".

Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë, Kanadaja është zotuar të eksportojë 200 000 fuçi naftë shtesë.

Kompania më e madhe e tubacionit në vend, Enbridge, i tha BBC-së se është "e përgatitur të bëjë më të mirën e mundshme për të rritur sigurinë energjetike si për Amerikën e Veriut, ashtu edhe për Evropën".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.