"Lufta" e karikaturave, Parisi thërret për sqarime ambasadorin rus

Postuar në 25 Mars, 2022 18:03

Ambasadori rus në Paris u thirr në Ministrinë e Jashtme pasi në llogarinë e ambasadës u postuan disa karikatura që diplomacia franceze i konsideron të papranueshme.

Të enjten, Ambasada Ruse në Paris postoi një karikaturë ku shfaqej një trup i shtrirë në një tavolinë të emërtuar "Evropa" me personazhe që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilat ngulnin gjilpëra në të.

"Këto postime janë të papranueshme. Ne ia kemi bërë të qartë këtë sot ambasadorit rus", citohet ministria nga Le Figaro. "Ne po përpiqemi të mbajmë një kanal kërkues dialogu me Rusinë dhe këto veprime janë krejtësisht të papërshtatshme".

Karikatura lë të kuptohet se kontinenti evropian po shkatërrohet nga politikat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe BE.

Gjilpërat që ngulen në trupin që simbolizon Europën identifikoheshin me fjalë si "NATO", "COVID-19", "Kulturë anulimi" dhe "Sanksionet".

Ambasada ruse në Paris zgjodhi që publikimi i karikaturës të bëhej në të njëjtën kohë që nisi samiti i trefishtë në Bruksel i NATO-s, G7 dhe Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi mënyrën si do të adresohet lufta e Rusisë në Ukrainë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.