Jehonë idesë së një rusofobie në Perëndim

Postuar në 23 Mars, 2022 11:34

Si në çdo situatë problem kryesor që do të mbetet është narrativa, ajo që njerëzit besojnë, apo qëndrimi që ata marrin. Në luftën aktuale në Rusi, krijohet ideja se vetëm një pjesë e rusëve e kuptojnë atë që Putin po bën dhe se gjithë bota ose është kundër, ose qëndron neutrale. Deri më tani, argumenti bazë që e izolon Rusinë është sulmi mbi një vend sovran, por ky argument do të qëndrojë në këmbë si pjesë e shqetësimit publik deri në momentin kur sanksionet të kenë gjeneruar një faturë e cila tejkalon shkeljen e sovranitetit të një vendi.

Aktualisht, narrativa ruse vuan nga disa probleme kryesore, ndërkohë që zërat se kjo që po ndodh është deri diku një luftë e provokuar nuk mungojnë. Dhe ato përshfaqin një konsolidim të pozicionit antiperëndimor që është paradigmë për një ndarje të re të botës. Regjizori Emir Kusturica ka deklaruar për “RT” se kjo që po ndodh është trashëgimi e një rusofobie të shtresëzuar historikisht dhe të një refuzimi ndaj ofertës për bashkëpunim që sipas tij Rusia ka bërë.

Kusturica ka kujtuar edhe bombardimin e Serbisë i cili zgjati për 3 muaj derisa erdhi dorëzimi, një narrativë kjo e brendshme e serbëve e cila patjetër që ka lënë shije dhe gjurmë në raportin e tyre me Perëndimin. Qasja në këtë mënyrë ilustron në mënyrën më domethënëse se bota e zhvilluar duket se nuk ka as sot një konsensus relative mbi atë që ndodhi në Luftën II Botërore, përgjegjësitë mbi krimet e kryera përderisa nga një anë shohim akuzën për restaurim imperial, nga ana tjetër pretendimin për denazifikim. Zinxhiri I interpretimeve nuk ndalon askund në histori dhe sot Europa është kapur mat në qelinë e problemeve ta bartura historike me Lindjen e vet, të cilat si të tilla vënë në diskutim rolin dhe rëndësinë e demokracisë si kuadër trajtues i tyre apo edhe zgjidhje. Zgjidhja e pranuar nga Gjermania pas lufte me Poloninë është padyshim një përjashtim i lumtur, përgjithësimi i të cilit mund të jetë një gabim fatal.

s.zaimi

Comments

Submitted by zaza (not verified) on

Ne shkrimin e pare, autori i shkrimit ben nje gabim standard tipike per te gjithe kozmopolitet majtiste. Duke dashur te beje kritizerin e arrogances se "xhandarit amerikan te botes", ve shenjen e barazimit mes SHBA-se , vendit me te madh demokratik te botes, dhe Rusise apo Kines apo cdo vendi tjeter autoritar me peshe politike ekonomike dhe ushtarake ne glob. Autoritetin, edhe per te bare "gabime", SHBA-se, o i nderuar artikullshkrues, ia jep te qenit vend demokratik. Cdo " fair play" mes vendesh, prevalohet nga ky fakt. Por, ajo qe e ben edhe me qesharake kete krahasim te pamencur, qendron tek menyra naive sesi e shprehin "shqetesimin" ata qe e bejne kete krahasim: sikur kemi te bejme me nje perballje si ne ato anektodat me amerikanin, rusin, kinezin, gjermanin etj etj.
Ne fakt, po ta shikosh nga kjo pike, me te vertete qe rusit dhe kinezit u haet haku nga amerikani...
Ne kete shkrimin e dyte, autori mesa duket nje lexues i "Peisazhe te Fjales" , kjo edhe per faktin se perpiqet te imitoje stilin e zotit Vehbiu, terthorazi shpreh nje admirim per nje regjisor serb, i shpallur nacionalist, qe ne kontekstin serb tingellon teper keq, ben gabimin e dyte, duke folur per rusofobi, kesisoji, si ne rastin e pare, relativizon pushtimin brutal rus, ne menyre te terthorte.
Uroj qe kjo te jete pasoje vetem e naivitetit te atij qe kerkon te duket si ai "i treti i mencur" qe coc kerkon te thote, edhe ay.
P.S: E di qe s'do ta botoni komentin, por me mjafton vetedijshmeria se do ta lexoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.