Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO

Postuar në 10 Mars, 2022 00:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur qëndrimin e njohur të vendit të tij për mosanëtarësimin në NATO. Duke folur nga qyteti i Kuzmin, në kuadër të fushatës elektorale, Vuçiç ndër të tjera citohet të jetë shprehur se: 

Kandidoj për herë të fundit për presidencën sepse është e rëndësishme të ruhet paqja, stabiliteti dhe çuarja para e vendit për pesë vitet e tjera. Nuk kam ndonjë llogari diku në ndonjë vend, nuk vjedh apo nuk marr ndonjë gjë…Ne nuk do t’i bashkohemi NATO-s, ne duam ta mbrojmë vetë vendin tonë dhe qiejt tanë

Një mesazh i qartë i ruajtjes së neutralitetit ushtarak në kontekstin e luftës në Ukrainë që pati si shkak pikërisht zgjerimin e aleancës perëndimore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.