Lukashenko: Politika e sanksioneve çon në Luftën e Tretë Botërore

Postuar në 27 Shkurt, 2022 23:14

Presidenti bjellorus  Aleksander Lukashenko ka deklaruar se politika e sanksioneve që Perëndimi po ndjek ndaj Rusisë, do të çojë në një luftë botërore.

Është më keq sesa lufta. Rusia po shtyhet drejt një lufte të tretë botërore. Ne duhet  të jemi shumë të rezervuar dhe ta evitojmë sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje

ka thënë Lukashenko.

Sipas tij nga e gjithë kjo situatë përfitues i vetëm është SHBA që po kërkon eliminimin e Rusisë si konkurent.

Lukashenko ka njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj perëndimit, diçka që pak efekt mund të ketë në raportin e tanishëm të forcave. Një tjetër zhvillim që duket se përbën një farë digresioni në këtë krizë, është oferta e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett për të ndërmjetësuar mes të dyja palëve që pritet të ulen nesër në mëngjes në negociatat e para që nga nisja e konfliktit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.