Një sinjal i parë zyrtar për Open Balkans nga SHBA. Escobar: Pro krijimit të Asosacionit në Kosovë

Postuar në 17 Shkurt, 2022 13:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë duke dhënë garanci se ky entitet që vjen në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe madje shkon në drejtim të forcimit të sovranitetit të shtetit. Këto janë komentet e bëra ngai Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në sesionin e radhës në Nënkomitetin për Çështjet me jashtë dhe për Europën në Senatin Amerikan.

Escobar ka sqaruar se SHBA i ka kërkuar Prishtinë të konsiderojë disa “modele të përshtatshme” që nuk të “minonin sovranitetin e Kosovës apo funksionimin e saj si shtet”. Një deklaratë kjo hedh dritë me axhendën e përpjekjeve diplomatike amerikane në nxitjen dhe suksesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Escobar ka nënvizuar se ndonëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka evidentuar disa aspekte me Kushteutueshmërinë e Asosacionit, ajo nuk e ka shpallur atë tërësisht si antikushtetuese dhe mbi këtë mundësi politika duhet të veprojë.

Ai ka përsëritur se dialogu nuk është për statusin e Kosovës, por për njohjen e saj dhe në këtë kuadër SHBA sheh te ky proces një shans që Ballkani Perëndimor të hapë rrugën për integrim të plotë në strukturat euroatlantike. Sipas Escobar optika e SHBA është se Ballkani Perëndimor është një pjesë e pandarë e Europës dhe se siguria e kësaj të fundit nuk mund të kuptohet pa rajonin tonë.

Në raportimin e tij, z. Escobar ka vlerësuar nismat rajonale duke cilësuar për herë të parë me tone miratuese edhe Open Balkans.

Nisma rajonale si Tregu i Përbashkët Rajonal, Open Balkans dhe Agjenda e Gjelbër tregojnë integrimi më i thellë rajonal dhe bashkëpunimi është thelbësor për rritjen e qëndrueshme dhe anëtarësimin në BE. Ka mundësi shumë të mëdha për kompanitë amerikane dhe ne vijojmë të inkurajojmë vendet të forcojnë qeverisjen e tyre, ligjet, të luftojnë korrupsionin dhe rrisin transparencën në mënyrë që të zgjerojnë shanset e investimeve

është shprehur ai në fjalën hyrëse.

Escobar ka prekur edhe çështjen e sanksioneve për aktorë të ndryshëm në rajon që kryejnë akte korrupsioni apo kanë sjellje destabilizuese duke u ndalur te disa biznesmenë nga veriu i Kosovës, aop te Milorad Dodik. Escobar ka vlerësuar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe reformat në Maqedoninë e Veriut, duke konfirmuar se aktualisht shqetësimi kryesor në rajon mbetet Bosnje Hercegovina.

Comments

Submitted by arqile (not verified) on

Ky eshte sorosian me mendesi serbe .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.