Këshilli egjiptian i Shtetit hap dyert për femrat, 76 vjet pas krijimit

Postuar në 13 Shkurt, 2022 13:24

Këshilli Egjiptian i Shtetit, organi kryesor juridik në vend, ka hapur derën për femrat për herë të parë që nga krijimi në vitin 1946.

Sipas kreut të Këshillit, Mohamed Hossam el-Din, vendimi për të hapur mundësinë që edhe femrat të hyjnë në trupën e lartë gjyqësore, pason një vendim tjetër të janarit të këtij viti, marrë nga Këshilli Suprem për Trupat dhe Autoritetet Gjyqësore, që drejtohet nga presidenti i vendit, Abdel Fattah al-Sisi.

Në një prononcim për Al-Monitor, asistent profesorja në universitetin Al-Azhar në Kajro, Umniah Gadallah ka vlerësuar vendimin, por sipas saj zbatimi i shpejtë i tij do të jetë prova nëse ai do të jetë thjesht një formalitet publicitar, apo do të ndikojë në ekuilibrat e këshillit.

Në Egjipt ka një dizbalancim shumë të madh në përfaqësimin gjinor në gjyqësor; konkretisht kryejnë detyrën e gjyqtarit 16 000 meshkuj dhe vetëm 92 femra.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.