Miliarderi Peter Thiel tërhiqet nga bordi i kompanisë Meta

Postuar në 08 Shkurt, 2022 08:28

Peter Thiel, një nga investitorët më të hershëm të Facebook, është tërhequr nga kompania. Thiel thotë se do të angazhohet në mbështetjen e kandidatëve që do të çojnë përpara axhendën e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Thiel iu bashkua Facebook-ut në vitin 2004, kur bleu 10% të aksioneve dhe u bë pjesë e bordit të drejtorëve. Ai është bashkëthemelues i sistemit të pagesave PayPal dhe zë i rëndësishëm i politikës konservatore në Silicon Valley.

Thiel do të mbajë postin e tij deri në mbledhjen e ardhshme vjetore të aksionerëve, por nuk do të rizgjidhet.

Njoftimi për largimin e tij vjen ndërsa aksionet e Meta-s kanë pësuar një rënie të fortë, për shkak të një ndryshimi që bëri Apple, i cili ndikon te reklamat në Facebook. Aksionet ranë me 5.1% të hënën. Meta ka humbur 1/3 e vlerës gjatë këtij viti, por vlen ende 600 milionë dollarë.

Thiel ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Trump në Silicon Valley dhe ka qenë një prej këshilltarëve të tij. Ai ka kontribuuar me nga 10 milionë dollar për të mbështetur dy kandidatë republikanë në zgjedhjet e mesit të mandatit të Biden.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.