OBSh: Vaksinimi i detyruar nuk duhet të jetë kusht për udhëtimin

Postuar në 14 Janar, 2022 00:15

Rasti “Djokovic” duket se ka shërbyer për të marrë një notë gjysmë zyrtare të paktën mbi vlerën e kufizimeve të lëvizjes në bazë të vaksinimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar përmës përfaësuesve të vet se statusi i vaksinimit nuk duhet të përdoret për të skualifikuar njerëzit nga udhëtimi ndërkombëtar. 

Ne e shohim vaksinimin e detyruar si një mundësi të fundit përballë një epidemie të madhe. Kështu që po, ka rrethana në të cilat vaksinimi i detyruar mbështetet nga OBSh, por sërish, kjo i nënshtrohet parimit bazë se mënyra më e mirë për të vaksinuar njerëzit është t’i informosh ata, edukosh, dialogosh dhe të adresosh shqetësimet e vërteta të njerëzve

citohet drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSh-së, Mike Ryan. 

Nga ana tjetër, drejtorsha e vaksinave imunizuese në organizat, Katherine O'Brien, ka shtuar se lëvizja e lirë nuk mund të kushëtzohet me vaksinimin për sa kohë aksesi në këtë fundit nuk është i barabartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.