I vaksinuar me tre doza, infektohet shefi i Pentagonit

Postuar në 04 Janar, 2022 12:53

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është konfirmuar me koronavirus, pavarësisht se është vaksinuar me tre doza. Austin e bëri këtë njoftim me anë të një deklarate.

Siç më bëri të qartë doktori im, statusi i të vaksinuarit me dy doza – dhe përforcuesi që mora në fillim të tetorit – e kanë bërë infeksionin shumë më të butë sesa do të kishte qenë në rast të kundërt. Unë jam mirënjohës për këtë”, citohet ai nga Breitbart News.

Lloyd megjithatë ngul këmbë te efektiviteti i vaksinës. “Vaksinat funksionojnë dhe do të mbeten një kërkesë mjekësore ushtarake për fuqinë tonë punëtore. Unë vazhdoj të inkurajoj të gjithë ata që kualifikohen për një injeksion përforcues që ta bëjnë një të tillë”, tha ai.

Austin do të qëndrojë në karantinë për disa ditë, ndërsa në takimet e domosdoshme do të përfaqësohet nga zëvendëssekretarja Kathleen Hicks.

Austin në gusht urdhëroi të gjithë anëtarët e shërbimit të vaksinohen plotësisht ose pnë rast të kundërt do të përjashtohen nga ushtria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.