Ndiejnë dhimbje, Britania e Madhe ndalon gatimin e gjallë të krustaceve dhe cefalopodëve

Postuar në 20 Dhjetor, 2021 15:10

Pas Zvicrës, edhe Britania e Madhe do të ndalojë gatimin e krustaceve dhe cefalopodëve të gjallë, duke e cilësuar këtë praktikë një mizori të pajustifikuar. Dispozita do të bëhet pjesë e ligjit në diskutim për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve. Propozimi ka ardhur pas një studimi të kryer nga Qendra për Filozofinë e Shkencave Natyrore dhe Sociale të Shkollës Ekonomike të Londrës. Studimi ka konkluduar se këto kafshë ndiejnë dhimbje. Prandaj, mbrojtja e ofruar për speciet e tjera do të shtrihet edhe te krustacet dekapodë si gaforret, karavidhe dhe karkaleca deti, dhe molusqet cefalopodë si oktapodët, kallamarët dhe sepjet.

raportin prej 100 faqesh që kanë haruar studiuesit për llogari të qeverisë britanike në veçanti, një kafshë konsiderohet të jetë e ndjeshme dhe e aftë të ndiejë dhimbje nëse: ka receptorë për perceptimin e dhimbjes (nociceptorët); ka zona të sistemit nervor të integruara me njëra-tjetrën dhe me receptorët e dhimbjes; tregon përgjigje ndaj stimujve të dhimbshëm të modifikuar nga analgjezikët ose anestetikët; është në gjendje të bëjë zgjedhje të llogaritura midis rreziqeve dhe përfitimeve të mundshme të një veprimi, si dhe ka instinkt vetëmbrojtjeje në përgjigje të kërcënimeve dhe vlerëson dhënien e anestetikëve ose analgjezikëve endogjenë pas një stimuli të dhimbshëm.

Krustacet dhe cefalopodët i plotësojnë këto kritere. Për këtë - rekomandojnë autorët - nuk është më e pranueshme t'i nënshtrohen një forme torture siç është zhytja në ujë të vluar, por duhet të gatuhen pasi kanë ndërruar jetë. Për mënyrën e trajtimit, raporti këshillon praktika si heqja e kthetrave, prerja, heqja e kokës etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.