NASA gjen elementë bazë për jetën në Mars

Postuar në 19 Dhjetor, 2021 12:15

Roveri “Perseverance” i NASA-s në Mars ka gjetur prova kimikatesh organike, që përbëjnë bazën e jetës në planet. Ky zbulim mund të mos jetë prova e jetës që shumë kanë shpresuar, por është padyshim një zbulim intrigues.

Perseverance zbuloi kimikate organike që përmbajnë karbon në shkëmbinjtë në sipërfaqen e Planetit të Kuq. Ato janë gjetur në shkëmbinjtë pranë kraterit Jezero. Mostrat do të dërgohen në Tokë, ku shkencëtarët do të kryejnë një analizë më të thellë të origjinës së tyre.

Zbulimi konsiderohet i rëndësishëm për potencialin që ka Marsi për të strehuar jetë njerëzore. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është domosdoshmërisht provë se dikur atje ka pasur jetë. Duhet ditur se kimikatet organike si karboni mund të prodhohen me mjete biologjike dhe jobiologjike. Për këtë arsye, shkencëtarët do të duhet të analizojnë më tej shkëmbinjtë për të përcaktuar burimin e përbërjeve.

Inspektimi i shkëmbinjve do të japë më shumë informacion për kraterin Jezero dhe periudhën kohore gjatë së cilës uji ka qenë i zakonshëm në Planetin e Kuq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.