“Vaksinimi me detyrim, akt terrori”

Postuar në 05 Dhjetor, 2021 16:10

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, është ndër të paktët zyrtarë të lartë në Europë që del kundër vaksinimit me detyrim. Qeveria kroate ka paraqitur disa amendamente në projektligjin për sëmundjet infektive. Propozimet e shumicës në pushtet parashikojnë gjoba për personat që nuk respektojnë pajisjen me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19. “Nuk janë ligj, por akt terrori”, tha të enjten presidenti Zoran Milanoviç.

Javët e fundit, në mediat europiane është raportuar shpesh për mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm në nivel të BE-së. Për Milanović thtë se kjo nuk ka kuptim, nuk bazohet në shkencë, është vendim i pajustifikuar dhe i gabuar.

Në Kroaci, kryeministri Andrej Plenkoviç paralajmëroi se epidemia e koronavirusit nuk po zbehet dhe numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kroaci i ka tejkaluar 11 000, çka sipas tij e bën të domosdoshëm respektimin e masave epidemiologjike dhe vaksinimin.

Megjithatë, sipas ministrit të Shëndetësisë, Vili Berosh, numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë me 14.5% në krahasim me javë më parë. Por sërish, sipas zyrtarëve, presioni mbi sistemin shëndetësor ishte ende i madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.