Kina "mund" Amerikën me "Betejën e liqenit Changjin" (VIDEO)

Postuar në 24 Nëntor, 2021 15:23

Nëse është fjala për arkëtimet, një film kinez thyen rekordet e “Agjentit 007” dhe "Fast and Furious". “Beteja e liqenit Changjin", një film epik 176-minutësh me aktorin kinez Wu Jing, nuk është vetëm filmi me fitimin më të madh në mbarë botën deri më tani për vitin 2021, por është bërë edhe filmi më i suksesshëm në historinë e Kinës -- duke lënë pas edhe "Wolf Warrior 2" të 2017, në të cilin luan sërish Wu -- sipas platformës së biletave Maoyan Entertainment. Filmi është porositur nga Departamenti i Publicitetit i Partisë Komuniste të Kinës, i njohur ndryshe si departamenti i propagandës.

Filmi tregon historinë se si trupat e Ushtrisë Vullnetare Popullore (PVA) hynë në Korenë e Veriut dhe mundën amerikanët në mesin e shekullit të kaluar. Që nga publikimi i tij më 30 shtator gjatë Ditës Kombëtare të Kinës, ai ka grumbulluar plot 891 milionë dollarë fitime.

Filmi u lançua pas viteve të tëra tensione midis SHBA-së dhe Kinës, luftës tregtare të viteve te fundit dhe përplasjeve në lidhje me trajtimin e hershëm të Covid-19 nga Pekini.

Dhe sikur të mos mjaftonte humbja e SHBA-së, historia do të vijojë në një episod të ri. Sipas Variety, "Ura e Portës së Ujit" rrëfen historinë e fushatës së PVA për të dëbuar trupat amerikane nga Koreja e Veriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.