Bezos globalizon ëndrrat e veta për të ardhmen post-tokësore për Njerëzimin

Postuar në 16 Nëntor, 2021 03:05

Ëndrra e të fuqishmëve të kësaj bote, apo më saktë vizioni i tyre mbi të ardhmen po merr në konsideratë tashmë si variabël Njerëzimin. Ëndrrat janë globalizuar sikundër edhe ekonomia, duke sugjeruar në formatin strikt teknologjik amerikan një avenir post-tokësor për Ne. Ose më saktë: për ATA. Jef Bezos nuk ka humbur kohë për të postuluar se çfarë sheh ai për të ardhmen: njerëzimi në hapësirë dhe Toka si destinacion pushimesh.

Po, njerëzit do të linden në hapësirë dhe pastaj do të vizitojnë Tokën njësoj siç vizitojnë Parkun Kombëtar Yellowstone

është shprehur ai

Bezos patjetër që ka menduar për shumëçka në këtë ëndërr që sharton një lloj mendësie hiperekologjike, me nevojat e ekonomisë së re që po e afron shumë të pamundshmen e një kolonizimi hapësinor. Bezos nuk është i  pashpirt. Ai ka menduar dhe vizionuar qytete që lundrojnë në hapësirë, me lumenj dhe pyje.

Përgajtë shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, ajo do të jetë shtëpia e tyre e parë. Do të lindin në këto koloni, jetojnë në to dhe do të vizitojnë Tokën. Agregatori Yahoo që raportonte mbi këto vegime të një miliarderi që provon se vuan nga mungesa e theksuar e imagjinatës, e mbyllte raportimin me ironinë se “Bezos nuk tha nëse Amazon do të kryente dërgesa në qytetet lundruese”, çka në fakt si parashtresë është ftesë për mirëkuptim që konsumatorët i dërgojnë vetë CEO-s së Amazon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.