Me BE-në po tallen të gjithë

Postuar në 15 Nëntor, 2021 15:22

Bashkimi Europian është rivendosur në një pozitë komike teksa po dëshmon se për çdo krizë i duhet të negociojë me dikë tjetër. Aktualisht BE-ja po përballet me një krizë migracioni në kufijtë e vet me Bjellorusinë, një vend të cilin e ka vendosur nën sanksione për shkak të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Situata ka mbërritur në pikën që Brukseli akuzon Minskun se po stërvit veteratë afganë dhe irakenë të luftës për të kryer akte dhune dhe tensioni në kufi dhe për të rritur kështu vizibilitetin e një krize që të kujton situatën e vitit 2015 në kufirin e Europës me Turqinë. Në kushtet kur Gjermania është në fazë ndërrimi të pushtetit, Franca në prag të zgjedhjeve presienciale, loja me BE-në është bërë një shans për aktorë të tretë. Konkretisht, presidenti rus, Vladimir Putin ka ofruar ndihmën e vet për të zgjidhur krizën mes BE-së dhe Bjellorusisë, ndërkohë që është I njëjti që ka akuzuar Perëndimin se ka provokuar situatën me ndërhyrjet në Irak dhe Afganistan.

Ne jemi gati të ndihmojmë me çdo mënyrë, sigurisht nëse diçka do të varej nga ne

ka thënë Putin.

Paralel me këtë situatë ku po veprojnë “aktorë malinj”, në Perëndim të Europës po luhet i njëjti teatër. Mediat britanike citojnë burime zyrtare në Londër, sipas të cilave presidenti francez, Emmanuel Macron po përdor krizën migratore për të ndëshkuar Britaninë për Brexit, por me gjasë edhe për të dhënë një mësim për situatën e fundit për ujërat e peshkimit mes të dyja vendeve. Sipas “Times” 1000 njerëz pritet të kalojnë kanalin këtë javë, lajm që pason akuzat e kryeministrit Boris Johnson sipas të cilit Parisi ka dështuar në kontrollin e kufijve. Është një situatë që e vendos Europën kontinentale nën një presion të dyfishtë, ndërkohë që pazaret me Turqinë janë në diskutim me daljen nga skena të kancelares gjermane Angela Merkel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.