Lukashenko akuzohet për "sulme hibride" ndaj BE-së përmes migrantëve afganë dhe irakenë

Postuar në 10 Nëntor, 2021 15:03

Europa po e trajton krizën e tanishme që i është krijuar në kufirin polako-bjellorus si një sulm hibrid nga Misnku zyrtar. Mediat kanë përcjellë pamje të sulmeve dhe konfrontimeve në kufirin e të dyja vendeve që është edhe kufiri mes BE-së dhe Bjellorusisë, një vend që i është nënshtruar sanksioneve të Europës. Akuzat për situatën po adresohen ndaj presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, i cili po ndërton në Europën Qendrore atë që u provokua në Turqi në vitin 2015.

Autoritetet bjelloruse duhet të kuptojnë se presioni mbi BE-së në këtë mënyrë përmes instrumentalizmit cinik të migrantëve nuk do të ndihmojnë që ata të arrijnë synimet e tyre

është shprehur presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Autoritetet polake janë ankuar ndërkohë se përgjigja europiane ndaj asaj që po ndodh ka qenë e ngadaltë. Minsku zyrtar po tenton përmes kësaj që po ndodh të zhvendosë krizën e vet politike në kufij, madje brenda BE-së duke synuar me gjasë një marrëveshje të ngjashme mes asaj që u firmos nga Merkel me Erdogan. Mundësia për këtë politikë përforcohet nga raportimet se regjimi i Lukashenkos ka trajnuar veteranë lufte, afganë dhe irakenë për të ndërmarrë sulme të armatosura në kufirin me Poloninë.

Kriza e migrantëve po përdoret nga Lukashenko për të futur në territorin e BE-së njerëz që kanë përvojë ushtarake dhe që janë stërvitur më tej në territorin bjellorus për të realizuar akte terroriste

është shprehur për EuObserver, Pavel Latushka, ish-ambasador i Bjellorusisë në Francë dhe Poloni dhe ish-ministër i Kulturës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.