Ditën e prishjes së Cirkut të Tiranës, kryeministri Rama njofton për lëshime satelitësh, Albania 1/2

Postuar në 20 Tetor, 2021 13:01

Niveli i karragjozllëkut të kryeministrit të Shqipërisë dhe dashurisë së pakufishme për teatër dhe marketing ka mbërritur sot në një tjetër nivel, teksa Edi Rama shpërndan në Facebook një video ku nuk duket askush,. Veç një iPad që manipulon plane lëshimi raketash dhe dy zëra që komunikojnë për lëshimin e dy satelitëve: Albania 1 dhe Albania 2. Një prej zërave është Edi Rama që shet kështu pa dhënë asnjë hollësi fabulën e Shqipërisë në hapësirë, një tjetër ëndërr kazani dhe demagogji mejhaneje siç është Shqipëria.

Sepse në një vend që edhe kolaudimin e makinave apo të dhënat biometrike i ka dhënë me qira botës, nuk mund të pretendojë se ka bythë për satelitë. Satelitët mund të merren me qira, mund të kërkohen shërbime nga të tretë, përkundrejt parave patjetër dhe pak lustre si kjo e Albania 1 dhe Albania 2. Që është as më shumë e as më pak një fabul deliranti që ndoshta një ditë mundet edhe të besojë se platforma e lëshimit të Albania 3 mund të jetë ose taraca e shtëpisë së tij, ose e ndonjë prej kullave të Tiranës.

Megjithatë në kalendarin e lëshimeve satelitore për vitin 2022, parashikohet në katërmujorin e parë të vitit 2022 lëshimi i raketës SpaceX Falcon 9, i gjashti nga gjenerata e tretë e këtij lloji për llogari të forcave ajrore të SHBA. SpaceX parashikon edhe dy lëshime të tjera, por që vështirë se kanë të bëjnë me Shqipërinë pasi e para, SpasceX Falcon Heavy do të dërgojë në hapësirë dy ngarkesa sekrete për llogari të SHBA dhe e dyta është një ngarkesë dytësore, Tetra 1, mikrosatelit.

Në qershor SpaceX do lëshojë 4 satelitë për llogari të Intelsat, një kompani me probleme të mëdha financiare që ka flotën më të madhe të satelitëve të komunikimit. Me gjasë është gjetur një mundësi për të vënë një emër dhe këtu na shitet si ngjarje që do çojë Shqipërinë zgupthi. Është ironike që klryeministri e bën këtë lojë ditën që njoftohet prishja e cirkut të Tiranës.

Comments

Submitted by Shkurt e Qarte (not verified) on

Perse redaksia juaj i sheh veprimet e kryeministrit me sy te keq ? C'borxh ju kam une qe t'ju spjegos se ne satelitin Albania 1 do lozin teater aktoret e Teatrit Kombetar, ndersa sateliti Albania 2 do jete ne dispozicion te Trupes se Cirkut. Tani qe mesuat te verteten,keni goje e mendje te paragjykoni e flisni ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.