Qeveria jep sigurime të plota: Qameti nuk do ketë asnjë kosto për ne

Postuar në 14 Tetor, 2021 13:33

Ne nuk e rritëm çmimin e energjisë elektrike. Por ne do ta rrisim çmimin e energisë elektrike. Jo ne nuk ta rrisim çmimin e energjisë elektrike. Kjo lëvizje kaotike ndodh në Shqipërinë e Edi Ramës, të cilës nuk i ndahen fatkeqësitë dhe krizat. Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në Parlament dhe ka deklaruar ndër të tjera se:

Për krizën energjetike nuk duhet të flisni, sepse tre pikat e thëna nga kryeministri garantojnë energji për të gjithë. Nuk do të ketë rritje çmimesh për qytetarët. Imagjinoni sikur të ishim në vitin 2013. Në atë vit humbjet ishin 45%. E dini se sa ka qenë humbja për shkak të menaxhimit, 1.1 mld. E si flisni këtu pa pikë reference për 10 mln. Nëse keni propozim më të mirë silleni, e ne do e marrim në konsideratë. Por furnizimi i qytetarëve me energji është parësor për ne

Para tij kryeministri Rama tha se kur u hoq fasha e 300 kilovatëve në fakt çmimi nuk u rrit, ai u mesatarizua. Të biem dakord: të paguash më shumë nuk do të thotë rritje çmimi, këtë matematikë ne e mësuam nën qeverisjen e socialistëve, të cilët pasi paralajmërojnë qametin, thonë se ai nuk do të kosto të shtuar.

Cila logjikë politike e përligj këtë? Asnjë. Kriza ka kohë që ka trokitur, por ajo nuk është edhe aq ekonomike. Ajo krizë e degradimit të plotë të një shoqërie që pranon të quajë normale edhe gënjeshtra të këtij niveli. Në fund, do rritet apo jo çmimi? Ku ta dish. Shtymë para se mileti do mësohet edhe me situatën e re. Kjo është filozofia e vetme që ka sukses në këto anë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.