Mediat serbe: 10 vende do të tërheqin njohjen për Kosovën

Postuar në 02 Gusht, 2021 15:44

Mediat serbe raportojnë sot se Beogradi zyrtar ka marrë garanci të forta se 10 vende do të tërheqin njohjen e tyre për Kosovën. Lajmi është shpërndarë nga gazeta “Politika” sipas të cilës vendet që kryesisht do të tërheqin njohjen janë nga Azia dhe Afrika.

Gazeta në fjalë citon një përfaqësues të Qendrës për Stabilitet Social, Predrag Rajiç sipas të cilit shkak për tërheqjen e njohjeve është kryesisht vendimi i Prishtinës zyrtare për zhvendosjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.

“Politika” shton se një rol në zhvillimet diplomatike për këtë çështje ka edhe Kina që mund të angazhohet për këtë çështje në kontekstin e përplasjeve me SHBA.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Avash avash do te shnderrohet si Tajvani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.