Kreu i inteligjencës ruse: CIA ndër më të mirat, krahas nesh

Postuar në 01 Gusht, 2021 22:21

SHBA dhe Rusia kanë agjencitë më të forta dhe autoritare të inteligjencës. Shefi i Shërbimit Rus të Inteligjencës, Sergei Naryshkin, e bëri këtë deklaratë sot në një intervistë, të cilës i referohet agjencia Tass.

"Duhet t'i respektojmë kolegët, oponentët dhe partnerët tanë në CIA. E kam thënë dhe e përsëris se ky shërbim është mes 5 ose më mirë 3 nga shërbimet më të forta dhe autoritare të inteligjencës. Edhe Shërbimi rus i Inteligjencës është një prej tyre".
Deklarata e Naryshkin vjen vetëm pak ditë pas asaj të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se inteligjenca amerikane është më lart se agjencitë homologe ruse dhe për këtë Putin është i shqetësuar.

Naryshkin thotë se analistët dhe punonjësit e CIA janë për t'u respektuar, por edhe homologia ruse ka pikat e saj të forta. "Rusët fitojnë me aftësi, jo me numra", thotë Naryshkin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.