Dhjetëra viruse të panjohura më parë zbulohen në akullin e Tibetit

Postuar në 01 Gusht, 2021 19:43

Dhjetëra viruse të lashta të panjohura më parë janë zbuluar brenda një mostre akulli tibetian nga një grup shkencëtarësh. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos gjetën gjithsej 33 viruse, 28 prej të cilave janë krejt të reja për shkencën. Sipas një studimi të botuar në revistën “Microbiome”, studimi i kodeve të tyre gjenetike mund të ndihmojë për të shpjeguar sekretin e mbijetesës së jetës në kushte ekstreme, si diku tjetër në Tokë, potencialisht edhe në vende si Marsi.

Viruse “vegjetariane”

Viruset e zbuluara rishtas kanë pasur bartës bimë të lashta dhe organizma që banojnë në tokë dhe jo në njerëz apo kafshë para se të ngrinin 15 mijë vjet më parë. Dhe siç tregon studimi, ato kanë mbijetuar pa sakrifica të mëdha.

"Ne dimë shumë pak për viruset dhe mikrobet në këto mjedise ekstreme dhe mbi çfarë parimesh funksionin mbijetesa e tyre. Është shumë e rëndësishme ta kuptojmë këtë sepse njëkohësisht do të mësojmë edhe si reagojnë bakteret dhe viruset ndaj ndryshimeve klimatike? Çfarë ndodh kur kalojmë nga një epokë akulli në një periudhë të ngrohtë siç jemi tani etj.", thotë prof. Lonnie Thompson, një nga autorët e studimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.