"Batuta" që fsheh një kompleks për marrëdhëniet me Turqinë

Postuar në 23 Qershor, 2021 14:31

Qershori nuk doli pa një lajm me batutë kryeministri. Zoti Rama që ndodhet në Forumin e Parë Ekonomik në Maqedoninë e Veriut është përballur me pyetjen e një gazetareje greke: 

Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Përgjigja e z. Rama:

Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjikë?

Kjo përgjigje është qarkulluar nën interpretimin se z. Rama ka bërë një batutë me gazetaren të cilës i cilësohet origjina: Greke. Është një nga ato puçrat e mbushura me qelbin e krenarisë nacionale që përshfaqen përherë në mediat shqip, ndërkohë që për çështje të tilla të ndjeshme, normalisht priten më shumë sqarime dhe analizë. Kryeministri ka qenë në mjedisin e duhur për ta sqaruar një marrëdhënie të posaçme që ka me Turqinë, e për të cilën edhe ne  që jetojmë në Shqipëri nuk dimë thuajse fare.

Në përgjithësi për politikën e jashtme, qytetarëve shqiptarë u krijohet një ide se ajo i përket disa pak njerëzve, se kuptohet nga disa të tjerë dhe se vendimet për të merren tjetërkund. Përndryshe ne nuk dimë asgjë mbi detyrimet e Shqipërisë ndaj atyre që shpallen si partnerë strategjikë dhe ne të tillë kemi disa. Këto janë gjëra të rëndëishme që mbahen përherë nën kontroll dhe vëmendje kritike dhe nuk ecin para me dorëzani ndaj njerëzve besëmirë si ky Edi Rama.

Ndaj kjo që po qarkullohet si batutë ndaj “gazetares greke”, ndoshta është edhe një mënyrë për të fshehur një kompleks për detyrime që nuk i kemi të qarta.

Comments

Submitted by Marko (not verified) on

Nuk po e kuptoj pse Rama duhej te kursente nga batutat nje gazetare, qofte kjo edhe greke. Ne nje kohe kur batutat me gazetaret shqiptare jane bere mullar, cfare rendesie do kishte nje grek me shume apo me pak? Funda fundit dihet se cfare do pyeste ende pa e hapur gojen, apo jo?

Submitted by beni (not verified) on

ketu nuk behet fjale per gazetaren greke, por per Ramen dhe marredhenien me Turqine, qe Rama e ka kompleks kur ja kujton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.