Sinai i braktisur (FOTO)

Postuar në 20 Qershor, 2021 21:46

Hotele dhe zona turistike të braktisura në gadishullin Sinai, në Egjipt.

Fotografi Itamar Dotan Katz ka fiksuar në foto peizazhin në mungesë të vizitorëve.

Fotot e realizuara në bardhezi duket sikur e shkëpusin shikuesin nga përvoja e njohur e bregdetit dhe shkretëtirës.

Gadishulli Sinai, ndër destinacionet më të famshme turistike në Egjipt, shtrihet në një sipërfaqe prej 64 000 km katrore. Sinai është një destinacion i përsosur për të shijuar diellin, detin dhe aventurat.

I përballur me një rënie të madhe vitet e fundit për shkak të trazirave në të cilat u përfshi vendi, turizmi në Egjipt u godit edhe nga panedmia. Qeveria egjiptiane po përpiqet ta gjallërojë sërish turizmin, për t’i rikthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.